Ballina Bota Blogerja 26-vjeçare vdes pasi konsumon helmin që i ishte dërguar me postë...

Blogerja 26-vjeçare vdes pasi konsumon helmin që i ishte dërguar me postë nga Rusia

Një blogere 26-vjeçare vdiq tragjikisht pasi gëlltiti një sasi helmi, që i kishte ardhur me postë, teksa qëndronte për t’u kuruar në një njësi të shëndetit mendor.

Beth Matthews, 26 vjeç, e kishte blerë toksinën në internet nga Rusia dhe e gëlltiti pasi i tha stafit të spitalit psikiatrik se substanca ishte pluhur proteine.

Ndërkohë, pas ngjarjes së rëndë ka nisur edhe një hetim për stafin e spitalit, që akuzohet se ka neglizhuar rastin, gjë që ka çuar në vdekjen e të resë.

Beth ishte dërguar në qendrën e shëndetit mendor, pasi ishte konstatuar me probleme, nga të cilat vuante prej disa kohësh.

Ajo u diagnostikua me çrregullim të paqëndrueshëm të personalitetit (EUPD) në vitin 2018, gjë që çoi në mendime të përsëritura për t’i dhënë fund jetës së saj.

Në prill 2019, Beth pësoi lëndime “të rënda” në një “përpjekje të dështuar vetëvrasjeje” duke e lënë atë për një kohë të gjatë të palëvizur, ku kaloi disa muaj në spital para se të transferohej në një njësi psikiatrike.

Pas kësaj ngjarjeje të pakëndshme, Beth krijoi blogun e saj personal, në të cilin ndante përvojën e saj si një “e mbijetuar nga vetëvrasja”.

Megjithatë, në vitin 2021 shëndeti i saj mendor u përkeqësua përsëri dhe ajo u pranua në një njësi tjetër të shëndetit mendor, përpara se të transferohej në Priory, ku fatkeqësisht kaloi edhe ditët e fundit të jetës së saj.

Artikulli paraprakEmisari gjerman: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën
Artikulli tjetërMomenti kur zyrtarët e Komunës së Skenderajt shpëtojnë çiftin 60-vjeçar nga përmbytjet në Llaushë (VIDEO)