Ballina Bota ​Britania pezulloi importin e plotë të gazit rus

​Britania pezulloi importin e plotë të gazit rus

Nga sot, Britania po pezullon të gjitha importet e gazit natyror të lëngshëm rus (LNG), që është një masë e re në përgjigjen e Londrës ndaj luftës së Moskës në Ukrainë, raporton Guardian.

Zyra për Punët e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin e Britanisë së Madhe njoftoi në Twitter se importi i plotë i LNG-së ruse është pezulluar që nga sot, “si pjesë e përgjigjes ndaj pushtimit të paligjshëm të Ukrainës”.

Britania njoftoi vendimin e saj për të ndaluar importin e gazit rus nga janari 2023 në tetor.

@tn.lajmelokale
@tetovanews