Ballina Sport Cristiano Ronaldo: Erdha te Al-Nassr për të fituar, dua të kënaqem dhe...

Cristiano Ronaldo: Erdha te Al-Nassr për të fituar, dua të kënaqem dhe të luaj futboll (VIDEO)

Ditën e sotme u bë prezantimi i Cristiano Ronaldos në klubin e Al-Nassr, pas firmosjes së një kontrate stratosferike, e cila do t’i japë luzitanit plot 200 milionë euro në sezon.

Gjatë konferencës për shtyp, në nder të prezantimit të 5 herë fituesit të Topit të Artë, Ronaldo tha se ka ardhur te Al-Nassr për të fituar.

“Është e thjeshtë: erdha këtu për të fituar, për të luajtur dhe për të shijuar, për t’u bërë pjesë e suksesit të këtij vendi dhe kulturës së tij. Unë jam këtu me Al-Nasr, trajnerin dhe presidentin tim, të gjithë njerëzit e klubit. Dua të kënaqem, të buzëqesh dhe të luaj futboll”,- tha në fjalën e tij, Cristiano Ronaldo. /i.m /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews