Ballina Bota Dritë jeshile nga SHBA për tanket “Abrams” në Ukrainë!

Dritë jeshile nga SHBA për tanket “Abrams” në Ukrainë!

Në muajin e 11-të të luftës, i gjithë fokusi është dërgimi i tankeve më moderne në Ukrainë për t’iu vënë në ndihmë ushtrisë ukrainase për përballjen me forcat ruse.

SHBA i kanë dhënë dritën jeshile dorëzimit të tankeve ‘Abrams’ në Ukrainë.

John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se do të ishin ndihmë e madhe për ukrainasit.

“Ukraina është gjithashtu duke pritur për dorëzimin e sistemeve raketore anti-ajrore Patriot , të premtuara nga SHBA,” nënvizoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa betejat më të mëdha po zhvillohen në Bakhmut dhe Avdiivka në Ukrainën lindore midis forcave të armatosura të Kievit dhe atyre të Moskës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews