Ballina Bota Gjermania autorizon tanket “Leopard” në Ukrainë, kërcënon Rusia

Gjermania autorizon tanket “Leopard” në Ukrainë, kërcënon Rusia

Gjermania është e gatshme të autorizojë Poloninë të dërgojë tanke Leopard në Ukrainë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Ukraina nga ana e saj, ka rënë dakord të trajnojë forcat e saj ushtarake mbi tanket gjermane Leopard. Kështu deklaroi ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Lidhur me këtë, Rusia ka paralajmëruar sot perëndimin se dërgimi i armëve të reja në Ukrainë mund të shkaktojë një katastrofë globale.

Vyacheslav Volodin, kryetari i Dumës, dhomës së ulët të parlamentti rus u shpreh sot se nëse Uashingtoni dhe vendet e NATO-s ofrojnë armë, kjo do të sillte një hakmarrje të guqishme të Rusisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews