Ballina Bota Kreu i shërbimeve sekrete të Ukrainës: Putin do të vdesë shumë shpejt

Kreu i shërbimeve sekrete të Ukrainës: Putin do të vdesë shumë shpejt

Kreu i shërbimeve sekrete të ushtrisë ukrainase, Kirlo Budanov, beson se presidenti Putin vuan nga kanceri dhe do të vdesë shumë shpejt, sipas informacioneve që ai ka nga burime shumë të afërta me presidentin rus.

Thashethemet se presidenti Putin është i sëmurë kanë bërë xhiron e botës disa herë, por për herë të parë një zyrtar ukrainas shfaqet kaq i sigurt për jetëgjatësinë. Në fakt, pranimi i zyrtarit se Ukraina ka informatorë të afërt me presidentin rus është i bujshëm.

Në të njëjtën kohë, kreu i shërbimeve të inteligjencës vazhdoi me pranimin indirekt, por jo të qartë, se Ukraina është e lidhur me sulmet ndaj bazave ajrore ruse brenda territorit të Rusisë. Kreu i shërbimeve sekrete të ushtrisë ukrainase pret sulme të reja në thellësi të territorit rus , por nuk pranoi përfshirjen e Ukrainës në to.

Gjatë intervistës ai u pyet për sulmet e bazës ajrore të paktën tre sulme të ngjashme u kryen në dhjetor, i fundit më 26 dhjetor, por ai tha se nuk mund t’i përgjigjej kësaj pyetjeje deri në përfundimit të luftës./abc

@tn.lajmelokale
@tetovanews