Ballina Bota Miliona euro dëm, shkatërrohen nga zjarri 80 jahte e varka turistike në...

Miliona euro dëm, shkatërrohen nga zjarri 80 jahte e varka turistike në Marbella të Spanjës (VIDEO+FOTO)

Të paktën 80 varka, pjesa më e madhe e të cilave luksoze, u shkatërruan si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një magazinë në portin e Marbellës në Spanjë. Sinjali i alarmit ra në orët e para të mëngjesit. Dhjetëra policë dhe zjarrfikës shkuan në vendngjarje për të vënë në kontroll zjarrin e frikshëm që rrezikonte të përhapej më tej. Mësohet se magazina që i përkiste kompanisë Marina Marbella përdorej për ruajtjen e varkave dhe riparimin e tyre.

Burimet bëjnë me dije se në kohën kur ra zjarri në magazinë ndodheshin rreth 80 varka të përmasave të ndryshme. Dëmet përllogariten shumë të mëdha. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga zjarri që u vu në kontroll vetëm pas disa orësh. Shkaqet e flakëve janë ende të paqarta, teksa policia ka nisur një hetim.

FOTO:

@tn.lajmelokale
@tetovanews