Ballina Bota Momente tmerri, një fokë sulmon një fëmijë në plazh (VIDEO+FOTO)

Momente tmerri, një fokë sulmon një fëmijë në plazh (VIDEO+FOTO)

Një fëmijë dhe një grua u sulmuan nga një fokë në një plazh në Afrikën e Jugut. Ngjarja ndodhi në një plazh të njohur në Cape Town.

Video e incidentit tregon njerëzit duke i thënë fokës “sa e lezetshme është”, përpara se kafsha të sulmonte. Një burrë dëgjohet duke bërtitur “Dil nga uji!” ndërsa foka po përpiqej të kafshonte një fëmijë.

Dy burra e shpëtuan fëmijën, ndërsa foka u largua nga vendi i ngjarjes.

Një tjetër grua u plagos nga foka kur u përpoq ta largonte pa sukses. Më në fund një burrë e hodhi kafshën tutje.

Autoritetet në Afrikën e Jugut thonë se ka incidente të tjera të ngjashme, raporton Daily Mail. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews