Më shumë se 33 milionë njerëz janë në rrezik nga stuhia vdekjeprurëse që goditi Bregun Perëndimor të SHBA-së, ku rrugët janë shndërruar në lumenj dhe balta ka bllokuar autostradat. Të mërkurën, autoritetet konfirmuan se 17 persona kanë humbur jetën në Kaliforni si pasojë e motit të keq.
Njerëzit kanë mbetur të bllokuar në ashensorë gjatë ndërprerjeve të energjisë, makinat janë bllokuar dhe një nënë e bijë ishin mes katër personave që ranë në një gropë. Gjithashtu një stacion treni është përmbytur në qëndër të Los Anxhelosit.
Të dhënat nga Poweroutage.us treguan se erërat e forta shkaktuan dëme të mëdha në rrjetin elektrik, me 180,000 shtëpi dhe biznese që kanë mbetur pa energji. Ekspertët kanë thënë se frekuenca dhe intensiteti në rritje i stuhive të tilla, të shkaktuara nga nxehtësia ekstreme dhe thatësirat, janë simptoma të ndryshimeve klimatike.
Edhe pse shiu dhe bora do të ndihmojnë në rimbushjen e rezervuarëve të ujit, vetëm dy javë shi nuk do të zgjidhin dy dekada të thatësirës.
https://youtu.be/14u5hCWGhZ0