Ballina Bota Moti i keq në Kaliforni, gjashtë të vdekur dhe mijëra familje pa...

Moti i keq në Kaliforni, gjashtë të vdekur dhe mijëra familje pa energji elektrike (VIDEO+FOTO)

Moti i keq nuk i ndahet SHBA, shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë lënë qindra mijëra shtëpi dhe biznese pa energji elektrike në Kaliforni, ndërsa rajoni po përgatitet për përkeqësimin e motit në ditët në vijim.

Më shumë se 330,000 familje dhe biznese u raportuan të jenë pa energji elektrike në Kaliforni që nga ora 3:08 e mëngjesit me orën lokale (10:08 e mëngjesit), sipas të dhënave nga PowerOutage.us.

Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e kushteve atmosferike në fundjavën e Vitit të Ri, duke përfshirë një fëmijë që u vra nga rrëzimi i një peme në një shtëpi në Kaliforninë veriore.

Ndërkohë, shërbimi i motit paralajmëroi se një tjetër “lum atmosferik” me ajër të dendur dhe të lagësht do të godasë nesër të hënën Kaliforninë me reshje shiu dhe bore në male.

@tn.lajmelokale
@tetovanews