Ballina Bota Rusia kërcënon për tanket gjermane, Medvedev: Bota pranë Luftës së Tretë

Rusia kërcënon për tanket gjermane, Medvedev: Bota pranë Luftës së Tretë

“Bota po i afrohet rrezikut të Luftës së Tretë botërore përballë përgatitjeve të agresionit kundër Rusisë”. Kjo është deklarata e fundit e zëvendëspresidentit të Këshillit të sigurisë ruse, Dmitri Medvedev.

Ukraina kë kërkuar qindra tanke për të fituar luftën me Rusinë. E ka pohuar këtë shefi i zyrës presidenciale, Andrij Jermak, i cili ka theksuar:

“Na duhen me qindra tanke dhe jo 10 apo 20 të tillë. Objektivi ynë është të kthehemi në kufijtë e 1991-shit dhe të ndëshkojmë armikun, që do të paguajë për krimet që ka bërë”.

Për çështjen e tankeve të kërkuara nga Ukraina, ka një qëndrim të prerë nga Rusia.

“Vendet që kontribuojnë direkt apo indirekt për të pajisur Ukrainën me armë janë përgjegjës. Dhe këtë pseudo-mbështetje do ta paguajë populli ukrainas”.

Ky është qëndrimi i Rusisë, i bërë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, teksa i përgjigjej një pyetjeje për furnizimin e mundshëm të tankeve gjermane ‘Leopard’ nëpërmjet vendeve të treta, si Polonia.

@tn.lajmelokale
@tetovanews