Ballina Bota Shpërthen tubacioni i gazit që lidh Lituaninë me Letoninë (VIDEO+FOTO)

Shpërthen tubacioni i gazit që lidh Lituaninë me Letoninë (VIDEO+FOTO)

Një shpërthim i madh ka goditur një tubacion të gazit në rajonin Pasvalys të Lituanisë veriore pranë kufirit me Letoninë. Pamjet e transmetuara nga mediat lokale tregojnë flakë që ndriçonin qiellin e natës. Zyrtarët thonë se nuk ka pasur persona të lënduar nga shpërthimi i gazit.

Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Artis Pabriks, shkroi në Twitter se shkaku i incidentit do të hetohej dhe se nuk përjashtohej një akt sabotim. Megjithatë kompania që menaxhon tubacionin tha se nuk besonte se shpërthimi ishte i qëllimtë.

“Sipas vlerësimit fillestar, ne nuk shohim ndonjë shkak keqbërës, por hetimet do të zbulojnë të gjitha opsionet e mundshme. Ne nuk shohim shenja të ndonjë ndikimi të mundshëm nga jashtë” – u tha gazetarëve Nemunas Biknius, shefi ekzekutiv i kompansië “Amber Grid”.

Biknius tha se tubacioni – i cili u ndërtua në vitin 1978 – u është nënshtruar disa punimeve mirëmbajtjeje së fundmi dhe se zyrtarët do të përpiqen të përcaktojnë nëse kjo ka qenë shkak për shpërthimin. “Të gjitha arsyet do të hetohen dhe sqarohen në ditët në vijim” – tha zoti Biknius.

Ai shtoi se furnizimi me gaz në tubacion ishte ndërprerë dhe se pret që zjarri të shuhet në orët në vijim. Amber Grid shtoi se shpërthimi kishte ndodhur “larg nga çdo ndërtesë banimi”. Tubacioni përbëhet nga dy sisteme paralele dhe se shpërthimi ndodhi në njërin prej tyre. Tjetri ishte i padëmtuar.

Agjencia e lajmeve BNS raportoi se zyrtarët kishin vendosur të evakuonin fshatin e afërt, Valakelie. Qyteti ka një popullsi prej rreth 700 banorë. Zjarrfikësit kanë shuar flakët rreth orës 21:00 me orën lokale. Tubacioni përdoret nga kompania kombëtare e gazit të Lituanisë për të transferuar gaz në veri të vendit dhe për të furnizuar Letoninë fqinje. Konsumatorët në zonë po furnizohen nga një tubacion alternativ. ©LAPSI.al

https://youtu.be/lUwgRjHuXfI

@tn.lajmelokale
@tetovanews