Ballina Aktualitet Shqipëria nis ushtrinë drejt Kosovës për të ndihmuar banorët e zonave të...

Shqipëria nis ushtrinë drejt Kosovës për të ndihmuar banorët e zonave të përmbytura (VIDEO)

Trupat dhe mjetet e Forcave të Armatosura shqiptare janë nisur drejt Kosovës, për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

“Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme”, shkruan Rama.

 

Kurse Ministria e Mbrojtjes thekson se janë të gatshëm të ndërhyjnë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës.

https://youtu.be/Ki2gooqWyMU

“Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit. Të gatshëm të ndërhyjmë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës. Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes./tch

Video bonus:

https://youtu.be/NLW8Yz76yfI

Video bonus:

https://youtu.be/Bl7e8Br3CcU

@tn.lajmelokale
@tetovanews