Është bërë publike videoja e ngjarjes makabre që ndodhi ditën e djeshme në Parsi, ku si pasojë mbetën të plagosur 6 persona.
Pamjet e publikuara sot tregojnë momentin kur sulmuesi, i cili pretendon se emri i tij është Mohamed Amine, por nuk është identifikuar zyrtarisht, shtyu një burrë në tokë në Gare du Nord të kryeqytetit francez përpara se ta godiste vazhdimisht me thikë.
De origen libio, con 22 años y una orden de expulsión: el perfil del atacante de la Gare du Nord de París al grito de «Allah Akbar»
Por @rubnpulidohttps://t.co/FAApvywdiI pic.twitter.com/0DCq6rYn2r
— La Gaceta de la Iberosfera (@gaceta_es) January 12, 2023
Viktima e pafuqishme ka marrë disa plagë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Agresori u qëllua më vonë nga një oficer policie jashtë detyrës, por jo përpara se ai arriti të godiste dhe pesë persona të tjerë në atë që autoritetet besojnë se ishte një sulm masiv i paprovokuar.
Sulmi i djeshëm nga emigranti libian, i cili zyrtarisht u ‘përzu’ nga Franca vitin e kaluar, ndodhi gjatë orëve të mëngjesit në një nga stacionet hekurudhore më të ngarkuara të Europës.
Të gjashtë pësuan lëndime ndërsa personi në video u dërgua në kujdesin intensiv në gjendje kritike. Ndërkohë prokurorja e Parisit Laure Beccuau tha se sulmuesi po i nënshtrohej një operacioni pasi u qëllua dy herë në gjoks dhe një herë në krahun e djathtë. Hetuesit nuk kanë qenë në gjendje ta marrin në pyetje duke pasur parasysh gjendjen e tij.
Sulmuesi, i cili nuk kishte dokumente, u identifikua duke përdorur të dhënat e gjurmëve të gishtërinjve që tregonin se ai kishte hyrë në Francë në vitin 2020. Ai u urdhërua të largohej nga vendi vitin e kaluar pas paraqitjeve të shumta në gjykatë për krime duke përfshirë dëmtimin e pronës.
Por ai thjesht e injoroi urdhrin e dëbimit dhe të mërkurën kreu sulmin./abcnews.al