Ballina Bota 296 orë pas tërmetit, prindërit dhe fëmija u nxorrën të gjallë nga...

296 orë pas tërmetit, prindërit dhe fëmija u nxorrën të gjallë nga rrënojat, por 12-vjeçari nuk arriti të mbijetojë, në të njejtin vend çifti ka humbur edhe dy fëmijët e tjerë (VIDEO+FOTO)

Në rrethin qendror Antakya të Hatajit, 3 persona, njëri prej të cilëve ishte një fëmijë, u hoqën nga rrënojat e ndërtesës Kanatlı në orën 296 të tërmetit. Pavarësisht ndërhyrjes, fëmija 12-vjeçar nuk mundi të shpëtohej.Në të njëjtin vend, u bë e ditur se kanë humbur jetën edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu i identifikoi ata si Samir Muhammed Accar, 49 vjeç, gruaja e tij Ragda, 40 vjeç dhe djali i tyre 12-vjeçar. Djali vdiq më vonë në spital.

Edhe pse kanë kaluar 13 ditë që kur dy tërmete të fuqishme goditën Turqinë, ekipet e shpëtimit vijojnë punën për të nxjerrë njerëz që ndodhen nën rrënoja.

Tre anëtarë të një familjeje, janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës ku banonin në Antakya, shkruan Daily Mail.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu i identifikoi ata si Samir Muhammed Accar (në foto), 49 vjeç, gruaja e tij Ragda, 40 vjeç dhe djali i tyre 12-vjeçar. Djali vdiq më vonë në spital.

Dy prindërit dhe djali i tyre 12-vjeçar u transportuan menjëherë me autoambulancë, por për fat të keq, ky i fundit ndërroi jetë në spital.Në të njëjtin vend, u bë e ditur se kanë humbur jetën edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit.

Më shumë se 46,000 njerëz kanë mbetur viktimë si pasojë e tërmeteve dhe numri pritet të rritet, pasi ende raportohet për persona të zhdukur.

Ragda Accar është transferuar në një spital me një helikopter pasi u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese të shembur.

Në Turqi, rreth 264 mijë apartamente janë shkatërruar pas rënies së dy tërmeteve.

Një tjetër mrekulli është regjistruar nën rrënojat që lanë pas tërmetet shkatërrimtare të 6 shkurtit në Turqinë juglindore. Një burrë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat pas 296 orësh, ndërsa në mediat turke janë shpërndarë pamjet e para të kontaktit të tij me ekipet e kërkim-shpëtimit.

Shtetasi sirian Semir Muhammed Accar, sapo ka rënë në kontakt me shpëtimtarët e tij, gjëja e parë që ka kërkuar ka qenë të pijë ujë. Atij iu dha menjëherë një shishe me ujë për të shuar etjen.

Sipas ekipeve të kërkim – shpëtimit, ata dëgjuan papritur disa tinguj në ekzaminimin që bënë me një kamerë termike dhe pajisje të ndjeshme dëgjimi.

Aty zbuluan se kishte disa persona të gjallë, mes tyre një grua dhe një fëmijë, të cilët u nxorën së bashku me Semirin dhe u dërguan për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews