Ballina Bota 70-vjeçarja shiti mëshqerrën e saj dhe dhuroi paratë për viktimat e tërmetit...

70-vjeçarja shiti mëshqerrën e saj dhe dhuroi paratë për viktimat e tërmetit (VIDEO+FOTO)

Mobilizimi mbarëkombëtar i ndihmës për 10 provincat e goditura nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş vazhdon të rritet.

Pavarësisht kushteve të vështira ekonomike, qytetarët turq janë bërë bashkë në këto ditë të errëta për vendin e tyre duke dhënë ndihmë me të gjitha mënyrat.

70-vjeçarja Sarıgül Kaçan, edhe pse në kushte të vështira, shiti mëshqerrën dhe paratë i çoi të gjitha në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti në provincën Akyaka.

E moshuara e shiti mëshqerrën 13 mijë lira. Së bashku me djalin e kryeplakut të fshatit, ajo ia dërgoi shumën autoriteteve lokale për ta dhuruar atë për të prekurit nga tërmeti.

Deri tani janë konfirmuar më shumë se 20 mijë të vdekur në Turqi dhe në Siri dhe mijëra të tjerë janë plagosur, ndërsa dëmet janë kolosale.

@tn.lajmelokale
@tetovanews