Ballina Bota 9-vjeçarja doli e pajetë nga rrënojat, qeni i saj ndalon së ngrëni...

9-vjeçarja doli e pajetë nga rrënojat, qeni i saj ndalon së ngrëni (VIDEO+FOTO)

Një qen që humbi pronarin e tij 9-vjeçar në lagjen Antakya të Hatajit, i goditur nga tërmeti, nuk ka ngrënë dhe pirë që prej asaj dite.

Pamjet e qenit të quajtur Beti, i cili derdhi lot teksa u nxor nga rrënojat dhe përqafoi anëtarët e tjerë të familjes dhe ekipet që e shpëtuan, po thyen zemrat e të pranishmëve.

Dy anëtarë të familjes dhe qeni i tyre me emrin Beti u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Beshirit rrënojat e godinës së shembur ku ato banonin. Mirëpo, për fat të keq, 9-vjeçarja Beren, pronarja e Betit ka ndërruar jetë.

Beti, kur e kuptoi se pronarja e saj Beren kishte ndërruar jetë pasi u hoq nga rrënojat, nuk u largua për asnjë moment nga ekipet që shpëtuan atë dhe familjen. Imazhet e qenit, trishtimi i të cilit pasqyrohej në çdo gjendje të tij dhe pushoi së ngrëni dhe pirja, ishin zemërthyese.

@tn.lajmelokale
@tetovanews