Yıldıray Varki, kontraktori i apartamentit Huzur, i cili u shkatërrua nga tërmeti në Gölbaşı, Adiyaman, u kap në aeroportin e Stambollit gjatë përpjekjes së tij për të shkuar jashtë vendit.
Yıldıray Varki, i cili kishte një urdhër arresti në kuadër të hetimeve të kryera nga Zyra e Kryeprokurorit Publik Adiyaman për krimin “shkaktim i vdekjes së më shumë se një personi nga pakujdesia”, u ndalua në aeroportin e Stambollit gjatë përpjekjes së tij për të fluturuar drejt Zvicrës.
Varki, i cili u ndalua nga ekipet e Drejtorisë së Degës së Aeroportit, do të transferohet në Magjistraturën Penale të Gaziosmanpashës, me kërkesë arresti, pas procedurave në komisariat.
Pamjet nga arrestimi:
Pamje e sotme nga Gölbaşı, Adıyaman,
ku kishte pallatin ndërtuesi turk që u arrestua sot: