Ballina Bota Dalin pamjet/Momenti i shembjes së pallatit 7-katësh në Malatya ku humbën jetën...

Dalin pamjet/Momenti i shembjes së pallatit 7-katësh në Malatya ku humbën jetën 13 persona (VIDEO)

13 persona humbën jetën dhe një fëmijë u shpëtua i gjallë në rrënojat e pallatit 7-katësh në Malatya, dalin pamjet e momentit të shembjes.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me epiqendër në Kahramanmaraş shkaktuan shkatërrime të mëdha në 11 provinca.

Pas tërmeteve ku humbën jetën më shumë se 40 mijë persona, puna në rrënoja vazhdon.

Momentet e prishjes së apartamentit Yetiş, i cili përbëhet nga 16 banesa në rrugën Zapçıoğlu në Çukurdere Mahallesi në lagjen Yeşilyurt të Malatya, një nga provincat e prekura nga tërmeti, janë kapur moment pas momenti nga kamerat e sigurisë.

Në pamjet shihet se banesa e mbuluar nga një re pluhuri është shkatërruar brenda pak sekondash pasi njerëzit në rrugë kanë ikur sa djathtas e majtas.


Duke vënë në dukje se pallati është ndërtuar në vitin 1995, kryetari i qarkut të Çukurdere Mehmet Fatih Gönültaş tha: “Shumë ndërtesa u shkatërruan në rajonin tonë, njëra prej tyre është godina Yetiş, përballë së cilës jemi tani. 13 persona humbën jetën nga ndertesa e cila eshte ndertuar ne vitin 1995 dhe kishim nje vajze qe mbijetoi 87 ore. Në tërmetin e parë në rajonin tonë nuk ka pasur shumë dëme, ndërsa shembja ka ndodhur në tërmetin e dytë”, tha ai./tetova.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews