Ballina Bota Tërmete të tjera të forta në Rumani (VIDEO+FOTO)

Tërmete të tjera të forta në Rumani (VIDEO+FOTO)

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë të shkallës Rihter është ndjerë në RUMANI. Tërmeti ka ndodhur 11 kilometra në veriperëndim të qytetit Târgu Jiu, në një thellësi prej 40 kilometrash.

Tërmeti është ndjerë edhe në Serbi, ndërsa qytetarët raportojnë se lëkundjet i kanë ndjerë në Beograd, Novi Sad, Vršac, Smederevë, Krushevac… Mediat serbe raportojnë se në Serbi ka pasur panik dhe se ndërtesat janë lëkundur shumë.

Kujtojmë se një tërmet i fortë me magnitudë 5 të shkallës Rihter është ndjerë dje në Rumani. Tërmeti është ndjerë edhe në Serbinë lindore, por edhe në Beograd “në katet e larta”.

https://youtu.be/egayPqF4GlM

 

Dy tërmete të reja me magnitudë 4.2 dhe 3.9 ballë të shkallës Rihter goditën sot Rumaninë , raporton EMSC.

Sipas faqes së internetit, tërmeti me magnitudë 4.2 u regjistrua në orën 16:24 me orën lokale.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 15 kilometrash.

Tërmeti u regjistrua 14 kilometra në veriperëndim të Târgu Jiu.

EMSC shkruan se ky është tërmeti i gjashtë që është ndjerë në Rumani në 25 orët e fundit.

https://youtu.be/CAkdgwoGx8E

Në orën 17:47 me orën tonë, u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 3.9 ballë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews