Ballina Bota Holanda akuza ndaj Rusisë: Po përhiqet të fusë në fshehtësi agjentë të...

Holanda akuza ndaj Rusisë: Po përhiqet të fusë në fshehtësi agjentë të inteligjencës

Ministri i Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra ka akuzuar Rusinë se “po përpiqet të fusë fshehurazi agjentë të inteligjencës në Holandë”.

“Ne nuk mund dhe nuk do ta lejojmë këtë,” tha ai.

Si kundërpërgjigje, qeveria holandeze tha sot se do të kufizonte numrin e diplomatëve rusë të lejuar në ambasadën e tyre në Hagë. Për më tepër, Hoekstra tha se do të mbyllte konsullatën e saj në Shën Petersburg, të Rusisë.

Lajmi vjen pasi David Ballantyne Smith me origjinë britanike u burgos për më shumë se 13 vjet për spiunim për rusët në ambasadën britanike në Berlin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews