Ballina Bota Humbin jetën nga tërmeti aktorja e njohur e serialeve turke dhe e...

Humbin jetën nga tërmeti aktorja e njohur e serialeve turke dhe e bija

Tërmeti 7.8 ballë që goditi Turqinë më 6 shkurt i ka marrë jetën atores së njohur të serialeve turke Emel Atıcı dhe vajzës së saj Püryan Atıcı.

Aktorja e njohur u gjet e pajetë në rrënoja së bashku me të bijën. Lajmi u konfirmua nga produksioni i një prej serialeve më të famshëm ku aktorja kishte marrë pjesë, “Bir Zamanlar Çukurova”.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Emel Aıcı dhe vajzës së saj Püryan Aıcı, aktores së serialit tonë televiziv Bir Zamanlar Çukurova, Ato humbën jetën në fatkeqësinë e tërmetit që goditi vendin në vendin tonë. Urojmë mëshirën e Zotit për Emel Aıcı-n dhe vajzën e saj të dashur. Shprehim ngushëllimet tona për të gjithë qytetarët që kanë humbur të dashurit e tyre nga tërrmeti shkatërrimtar”, thuhet në njoftimin e produksionit.


@tn.lajmelokale
@tetovanews