Ballina Bota LAJMI I FUNDIT: Tërmet i frikshëm në Izmir të Turqisë

LAJMI I FUNDIT: Tërmet i frikshëm në Izmir të Turqisë

Një tërmet me magnitudë 4.1 ka ndodhur në Gjirin e Izmirit në orën 21:22 (19:22 sipas orës në RMV). Tërmeti krijoi një panik afatshkurtër në qytet. Guvernatori i Izmirit Yavuz Selim Köşger tha: “Nuk kemi marrë asnjë informacion në lidhje me humbjet e jetës dhe pronës.”

Izmiri u trondit nga tërmeti. Sipas të dhënave të AFAD-it, një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka ndodhur në Gjirin e Izmirit.

Tërmeti ka ndodhur në orën 21:22 në një thellësi prej 14.5 kilometrash.

Observatori Kandilli deklaroi se lëkundja ishte 4 ballë dhe ndodhi në një thellësi prej 6.9 kilometrash.

Tërmeti krijoi një panik afatshkurtër në İzmir dhe Manisa.

Guvernatori i Izmirit Yavuz Selim Köşger ka bërë një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me tërmetin: “Në qytetin tonë, Foça, ka ndodhur një tërmet me magnitudë 4.1 ballë. Nuk kemi marrë asnjë informacion për humbje të jetës dhe pronës. Allahu e ruajtë vendin tonë nga fatkeqësitë”, tha ai.

Tërmeti i sotëm me magnitudë 5.6 ballë në Malatya: Momenti kur babë e bijë nxirren të gjallë nga rrënojat e qendrës tregtare

Një tërmet tronditi Turqinë juglindore të hënën, duke vrarë një person, duke plagosur 69 dhe duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave, thanë autoritetet turke.

Ky tërmet goditi tre javë pas një tërmeti masiv që vrau më shumë se 50 mijë njerëz në Turqi dhe Siri, shkruan Reuters.

Yunus Sezer, kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha në një konferencë shtypi se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit ishin vendosur në pesë ndërtesa.

Tërmeti, i cili goditi provincën juglindore të Malatya, u vlerësua nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare me magnitudë 5.2 ballë.

Raportet e mediave thanë se dy persona besohet të jenë të bllokuar në rrënojat e një ndërtese.

Momenti kur babë e bijë nxirren të gjallë nga rrënojat e qendrës tregtare

Tërmeti që ra ditën e sotme në Malatya me magnitudë 5.6 gjeti shumë banorë të papërgatitur, ndërsa disa prej tyre u zunë poshtë.

I tillë ishte rasti i babë e bijë, të cilët hynë në një godinë që shërbente si qendër tregtare për të marrë disa produkte, por u zunë poshtë nga rrënojat.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve të shpëtimit, ato u nxorën shëndoshë e mirë, ndërsa mediat turke kanë publikuar edhe pamjet e nxjerrjes së tyre nga rrënojat.

Kujtojmë se nga tërmeti i sotëm humbi jetën një person dhe u plagosën 69 të tjerë. Autoritetet nga ana e tyre kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin zonat me rrezik, pasi lëkundjet sipas tyre do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews