Ballina Bota Lufta në Ukrainë, Macron i prerë: Dua humbjen e Rusisë, por jo...

Lufta në Ukrainë, Macron i prerë: Dua humbjen e Rusisë, por jo shkatërrimin e saj

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sonte se ai dëshiron “humbjen” e Moskës kundër Ukrainës, por paralajmëroi ata që “duan të shtypin Rusinë” se ky nuk do të jetë kurrë qëndrimi i vendit të tij.

“Unë dua humbjen e Rusisë në Ukrainë dhe dua që Ukraina të jetë në gjendje të mbrohet, por jam i bindur se, në fund, kjo nuk do të bëhet me mjete ushtarake”, tha Macron në një intervistë që dha për mediat franceze

“Unë nuk besoj, siç besojnë disa, se ne duhet ta shkatërrojmë plotësisht Rusinë, ta sulmojmë atë në tokën e saj. Këta vëzhgues duan mbi të gjitha të shtypin Rusinë. Ky nuk ishte dhe nuk do të jetë kurrë qëndrimi i Francës”, shtoi ai.

“Vëzhguesit” duket se janë, për presidentin francez, ata që, kryesisht në Evropën Lindore, kritikuan ashpër, në maj 2022, deklaratën e tij se Rusia duhet “poshtëruar”.