Ballina Bota Masakra në Bucha, ngashërehet Meloni: Ukraina e ka fituar luftën tashmë (VIDEO)

Masakra në Bucha, ngashërehet Meloni: Ukraina e ka fituar luftën tashmë (VIDEO)

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka zhvilluar një vizitë në Ukrainë ku ka = dhënë garanci të forta dhe mbështetje. Ajo ka parë me sytë e saj masakrat dhe makabritetet e ushtrisë ruse në Bucha dhe Irpin, ku nuk ka përmbajtur dot lotët.

Kryeministrja e Italisë, Meloni më pas u rikthye në Kiev, ku u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Gjatë takimit, ajo u shpreh se populli ukrainas ka fituar tashmë.

Meloni i premtoi ndihma ushtarake, ekonomike dhe civile, pasi Ukraina punon për paqen, siç theksoi ajo. Zelensky e falenderoi për mbështetjen dhe konfirmoi se Kievi dhe Roma kanë një vizion të përbashkët

Meloni pati edhe një reagim ndaj Presidentit rus, Vladimir Putin, që përmendi raportet e mira mes Rusisë dhe Italisë në kohën e pandëmisë, duke nënvizuar se “bota ka ndryshuar pas 24 shkurtit për një zgjedhje që nuk është bërë nga Roma”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews