Ballina Bota Mbi 17,543 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri, të paktën 68.952...

Mbi 17,543 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri, të paktën 68.952 persona të plagosur, zvogëlohen shpresat për të mbijetuar

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë tani është të paktën 17,543, sipas autoriteteve.

Në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 14,351 me 63,794 të tjerë të raportuar të plagosur, tha të enjten nënpresidenti turk Fuat Oktay.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Siri rritet në 3,192, përfshirë 1,930 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim sipas grupit të mbrojtjes civile ‘Helmetat e Bardha’ dhe 1,262 viktima në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas medias shtetërore siriane.

Numri i përgjithshëm i personave të lënduar në Siri në të gjitha territoret e prekura u rrit në 5,158 – 2,258 në zonën e kontrolluar nga qeveria dhe 2,900 në zonën e kontrolluar nga rebelët.

Të paktën 68.952 persona janë plagosur në Siri dhe Turqi, sipas shifrave nga qeveria turke, Helmetat e Bardha dhe media shtetërore siriane.

Ky postim është përditësuar me shifrat më të fundit.

Ndodh mrekullia, vajza dhe babai nxirren të gjallë nga rrënojat në Turqi

Ekuipazhet e urgjencës që kanë punuar gjatë gjithë natës në qytetin e Antakias nxorrën nga rrënojat e një ndërtese një vajzë të vogël dhe shpëtuan babanë e saj dy orë më vonë, njoftoi agjencia e lajmeve IHA.

Ndërsa përgatiteshin ta dërgonin burrin në një ambulancë, ekipet e shpëtimit i thanë se vajza e tij ishte gjallë dhe po e çonin në të njëjtin spital për trajtim.

“Unë ju dua të gjithëve,” i tha ai ekipit të shpëtimit.

Në Dijarbakır, në lindje të Antakias, shpëtimtarët nxorrën një grua nga rrënojat e një ndërtesë e shembur në orët e hershme, por gjetën të vdekur tre personat pranë saj në rrënoja, njoftoi agjencia e lajmeve DHA.

Dhjetëra mijëra njerëz mendohet se kanë humbur shtëpitë e tyre. Në Antakya, ish-banorët e një ndërtese të shembur u grumbulluan rreth një zjarri në natyrë gjatë natës së të enjtes, dukeu mbështjellë me batanije për t’u përpjekur të qëndronin ngrohtë.

Serap Arslan, 45 vjeç, tha se shumë njerëz mbetën nën rrënojat e ndërtesës aty pranë, duke përfshirë nënën dhe vëllain e saj. Ajo tha se makineritë kishin filluar të lëviznin një pjesë të betonit vetëm të mërkurën.

“Ne u përpoqëm të hiqnim vetë rrënojat por për fat të keq përpjekjet tona kanë qenë të pamjaftueshme,” tha ajo.

Selen Ekimen fshiu lotët nga fytyra e saj ndërsa tha se prindërit dhe vëllai i saj ishin ende në rrënoja.

“Nuk ka kam dëgjuar asnjë zë prej tyre për ditë të tëra,” tha ajo. “Asgjë.”

@tn.lajmelokale
@tetovanews