Ballina Bota Moment tepër i vështirë! Gruaja solli në jetë foshnjën nën rrënoja të...

Moment tepër i vështirë! Gruaja solli në jetë foshnjën nën rrënoja të tërmetit, më pas ndërroi jetë (VIDEO)

Një moment sa i rëndë po ashtu prekës është shënuar në Aleppo të Sirisë. Një grua siriane, e ndodhur nën rrënojat e tërmetit, ka sjellë në jetë fëmijën e saj. Fatkeqësisht gruaja nuk ka arritur të mbijetojë por në rrjete sociale është publikuar momenti kur arrihet të shpëtohet fëmija i porsalindur.

Në videon e publikuar nga një gazetar në Twitter shihet momenti ku një burrë merr foshnjën e sapo ardhur në jetë dhe e dërgon për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Kujtojmë që deri më tani janë raportuar më shumë se 1,073 viktima dhe 2,461 të plagosur në Siri.

 

Artikulli paraprak“100 sekonda lëkundje me rreze 400 km”, sizmiologu britanik: Mund të ketë tërmete të fuqishme
Artikulli tjetërJa çfarë duhet të dini për tërmetin vdekjeprurës që shkaktoi shkatërrime në Turqi dhe Siri