Ballina Bota Mrekulli tjetër në Turqi! Foshnja dy muajshe shpëtohet 128 orë pas tërmetit...

Mrekulli tjetër në Turqi! Foshnja dy muajshe shpëtohet 128 orë pas tërmetit (VIDEO)

Një foshnjë dy muajshe u shpëtua e gjallë pasi mbeti nën rrënoja për 128 orë në İskenderun të provincës Hatay, raporton agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.

Foshnja u nxor nga rrënojat në lagjen İskenderun dhe u transportua në spital, raporton agjencia.

Edhe pse periudha kritike prej 72 orësh për të gjetur të mbijetuarit e tërmetit të së hënës ka kaluar prej kohësh, ekipet e shpëtimit po përpiqen ende furishëm të arrijnë këdo që është ende gjallë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews