Ballina Bota Nuk janë identifikuar, mbi varret e viktimave nga tërmeti në Turqi vendosen...

Nuk janë identifikuar, mbi varret e viktimave nga tërmeti në Turqi vendosen rrobat që mbanin veshur (VIDEO)

Ka kaluar një javë nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi dhe shpresat për të gjetur të mbijetuar në rrënoja po shuhen. Kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha për të dy vendet, pasi më shumë se 36 mijë persona kanë humbur jetën deri më tani ndërsa mijëra janë ende të zhdukur.

Tashmë në shumë zona të prekura të Turqisë varrezat janë plot. Në varre janë vendosur gurë të bardha, dhe sipër tyre copa të rrobave të viktimave. Në të njëjtën kohë në rrugë, dhjetëra trupa janë grumbulluar në një varg kamionësh, për tu varrosur.

Rrugët e Kahramanmara, dikur shtëpia e 500,000 njerëzve, janë rrafshuar plotësisht ndërsa shpëtimtarët vazhdojnë të nxjerrin trupa nga rrënojat e ndërtesave të shëmbura.

Në këtë qytet që ndodhet në juglindje të Turqisë, më shumë se 5000 viktima të tërmetit u varrosën në një varrezë masive të dielën, duke vendosur numra dhe jo emra, pasi nuk është e mundur të identifikohen të gjithë trupat.

Sipas një zyrtari turk, ky numër pritet të arrijë në 10,000 persona./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews