Ballina Bota Tërmeti në Turqi e Siri, shkon mbi 11 mijë numri i viktimave,...

Tërmeti në Turqi e Siri, shkon mbi 11 mijë numri i viktimave, 50 mijë të plagosur

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë ka arritur në të paktën 11,104, sipas autoriteteve.

Në Turqi , numri i të vdekurve është rritur në të paktën 8,574, me gati 50,000 të tjerë të raportuar të plagosur, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një konferencë televizive të mërkurën, gjatë një vizite në zonat e fatkeqësive pranë epiqendrës së tërmetit të së hënës.

Në Siri , të paktën 2,530 njerëz janë raportuar të vrarë në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe rajonet e kontrolluara nga rebelët, thanë zyrtarët.

Agjencitë e ndihmës dhe punonjësit e urgjencës thonë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet më tej me shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja dhe kushtet e motit të ngrirë pengojnë përpjekjet e shpëtimit.

“11 familjarë nën rrënoja pas tërmetit”, ABC News sjell historinë e trishtë nga Adana

Ekipi i ABC News ndodhet sot në Adana të Turqisë, e goditur rëndë nga tërmeti i së hënës me magnitudë 7.8 righter.

Ndërsa bëri një pasqyrim të situatës atje, gazetari Arlind Isa ndau historinë e trishtë të një prej banorëve të zonës atje, shpresat e të cilët ndodhen nën rrënoja.

Isa tha se 11 familjarë të një prej banorëve me të cilët kishte mundur të bisedojë, ndodheshin nën rrënoja dhe se nuk dihej ende asgjë për fatin e tyre.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në ABC News, gazetari Isa përcolli situatën atje, ku ekipet e shpëtimit vijojnë të kërkojnë nën rrënoja për të mbijetuar. Shumë të tjerë, ata që i kanë mundën t’i shpëtojnë lëkundjeve shkatërruese, ndodhen të pastresë. Ata janë strehuar në cadra emergjence, të ngritura nga autoritetet vendase, ndërsa me sy janë nga rrënojat me shpresën për të mbijetuar.

Nxirret gjallë nga rrënojat familja prej 6 anëtarësh në Siri

Një video dramatike ka bërë xhiron e rrjetit pasi një familje prej gjashtë anëtarësh është nxjerrë e gjallë nga rrënojat në Idlib të Sirisë.

Turma e njerëzve që ndodheshin jashtë dhe ekipet e shpëtimit shpërthyen në brohoritje ndërsa dy të rriturit dhe katër fëmijët u shpëtuan dhe u dërguan në pritje të ambulancave.

Lexo edhe: Një pikë ujë i rikthen buzëqeshjen, djaloshi gjendet i gjallë pas 44 orësh nën rrënojat e tërmetit

Qindra ekipe shpëtimi dhe mijëra vullnetarë janë në gatishmëri për të shpëtuar personat që kanë mbetur në rrënoja pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë. Një 2-vjeçar po bën xhiron rrjetit, i cili u shpëtua nga rrënojat pas 44 orësh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews