Ballina Bota Olena Zelenska: Ukraina kaloi një vit ferri

Olena Zelenska: Ukraina kaloi një vit ferri

Ukraina do të festojë sot një vit të rezistencës së suksesshme, jo përvjetorin e parë të pushtimit rus, tha dje Olena Zelenska, gruaja e presidentit ukrainas në një video-mesazh drejtuar pjesëmarrësve të ngjarjes në Lituani.

Ukraina ka prjetuar “një vit ferri”, tha gruaja e Volodymyr Zelenskyt gjatë fjalimit në një ngjarje në Vilnius të enjten në mbrëmje.

“Përkujtimi i ditës kur filloi lufta totale është e tmerrshme sepse ishte një vit sulmesh, agresioni, vrasjesh”, tha ajo.

“Ne festojmë një vit guximi”

Më 24 shkurt 2022, Rusia filloi një pushtim që nuk e quan kështu, por një “operacion special ushtarak” dhe në atë vit dhjetëra mijëra njerëz u vranë, qytete dhe fshatra u rrafshuan me tokë, miliona ukrainas u shpërngulën brenda vendit, dhe thuajse tetë milionë ikën prej saj.

“Ne nuk festojmë vitin e luftës, por vitin e rezistencës ndaj agresionit, vitin e guximit, vitin e ndihmës dhe shpëtimit të ndërsjellë, vitin e njerëzimit dhe vitin e miqësisë”, tha ajo.

“Jam e bindur se do të mund të ndajmë me ju gjënë më të vlefshme – fitoren. Fitorja jonë e përbashkët”, përfundoi ajo. Në këtë aktivitet morën pjesë dhjetëra refugjatë ukrainas, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda.

Refugjati nga Kharkiv: Kudo që ndodh tmerri, aty zbulohet njerëzimi
“Është një vit tmerri që ne të gjithë e përjetuam. Dhe ne besojmë se po hyjmë në një vit fitimtar, viti i ardhshëm më në fund do të jetë fitimtar,” tha Viktorija Dolbičeva (54), një refugjate nga Kharkiv e cila tani jeton në Vilnius.

“Kudo që ndodh tmerri, zbulohet edhe njerëzimi. Dhe është me të vërtetë i pathyeshëm. Njerëzit e zakonshëm bëhen heronj sepse nuk kanë zgjidhje,” tha Marija Kolomijec, (43), një tjetër refugjate nga Kharkiv, e cila tani jeton në Wroclaw, Poloni.

Banka Qendrore e Ukrainës shënoi përvjetorin me një kartëmonedhë që përkujtonte rezistencën ndaj luftës, në njërën anë ku tregoheshin tre ushtarë që ngrinin flamurin kombëtar./tetova.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews