Ballina Bota Papagalli i shpëton jetën një familjeje të tërë, tingujt e jashtëzakonshëm gjysmë...

Papagalli i shpëton jetën një familjeje të tërë, tingujt e jashtëzakonshëm gjysmë ore para tërmetit (FOTO)

Një papagall është kthyer në mbrojtësin e shenjtë për një familje të vogël në zonën e Osmaniye të Kahramanmaras, pasi falë tij, ata sot janë gjallë e shëndoshë e mirë.

Bëhet fjalë për familjen Çimen, e cila u zgjua nga tingujt e pazakonshëm të papagallit të tyre më 6 shkurt, pa e kuptuar se ato tinguj do të ishin shpëtimtarët e jetëve të tyre, pasi edhe pse pallati i tyre pothuajse u shemb nga tërmeti, ata ia dolën të dilnin para se kjo të ndodhte, duke përfunduar vetëm me disa plagë të lehta në trup.

Familjarët tashmë janë strehuar në qytetin e çadrave, pasi nuk mund të hyjnë në shtëpinë e tyre të dëmtuar nga tërmeti. Sipas mediave turke, 17-vjeçari Mustafa Çimen, i cili qëndronte me familjen e saj në strehën e përkohshme në zonën e parkingut, tha se ata u kapën në shtëpinë e tyre në lagjen Raufbey pas tërmetit 7.7 ballë, epiqendra e të cilit ishte Pazarcık.

Djali tha se, ai po kërcente në kafaz duke lëshuar tinguj të zhurmshëm, ndërsa shton se e blenë atë rreth 3 muaj më parë dhe e quajtën “Maviş”.

Gjëja që u kishte bërë përshtypje ishte fakti, se deri atë ditë, ai nuk është se këndonte shumë, por në datën 6, rreth gjysmë ore para tërmetit, ai nuk përmbahej brenda në kafaz, duke u hedhur nga njëri cep, në tjetrin.

Por, edhe pse u zgjuan nga kjo lëvizje e papagallit, familjarët nuk është se u shqetësuan, deri në momentin kur tërmeti nisi të bjerë, duke bërë që ata të dalin menjëherë jashtë, por duke mos harruar papagallin e tyre shpëtimtar./ENSONHABER/Dita/tetova.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews