Premier League ka thyer çdo rekord shpenzimesh në merkaton e transferimeve dimërore që sapo ka përfunduar, duke lënë pas të gjitha ligat e tjera kryesore.
Transferimi i minutave të fundit i Enzo Fernandez nga Benfika te Chelsea e çon shumën totale të investuar nga klubet në ligën angleze në 815 milionë paund, pasi argjentinasi kushtoi 121 milionë.
Pasi klubi i Chelsea kaloi nën pronësinë e grupit të ri të udhëhequr nga investitori amerikan Todd Boehly, blutë e Londrës realizuan disa nga transferimet më të mëdha në merkaton e janarit.
Sipas faqes së internetit të të dhënave të futbollit “Transfermarkt”, Chelsea zuri vendin e parë për shpenzimet më të larta në këtë merkato, rreth 358 milionë dollarë.
Shpenzimet e tarifave të merkatos ishin 40% më të larta se rekordi i mëparshëm prej 611 milionë dollarësh në vitin 2018.
Klubi Liga Kostoja e tarifës së transferimit
1 Chelsea Premier 358 milionë dollarë
2 Southampton Premier 68 milionë dollarë
3 Arsenal Premier 65 milionë dollarë
4 Bournemouth Premier 61 milionë dollarë
5 Newcastle United Premier 53 milionë dollarë
6 Liverpool Premier 45 milionë dollarë
7 Leeds United Premier 44 milionë dollarë
8 Olympique Marseille Ligue 1 43 milionë dollarë
9 Wolverhampton Premier 41 milionë dollarë
10 Leicester City Premier 33 milionë dollarë