Ballina Bota Presidenti polak: Armët moderne janë “çelësi” për mbrojtjen e Ukrainës

Presidenti polak: Armët moderne janë “çelësi” për mbrojtjen e Ukrainës

Presidenti polak Andrzej Duda tha se armët moderne janë kyçe për mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë. I pyetur nëse kjo përfshin edhe avionë luftarakë, ai tha: “Nëse ka një nevojë të tillë, sigurisht, po”.

“Ne kemi ende MiG-29, pilotët ukrainas janë të përgatitur t’i operojnë ato sot. Pyetja është se kur pilotët ukrainas do të jenë gati të fluturojnë me avionë modernë sipas standardeve të NATO-s, si F-16, apo Mirage, avionë francezë, apo Eurofighters, apo çdo lloj makinerie tjetër moderne.

Kjo është një pikëpyetje, kur pilotët ukrainas do të jenë gati ta bëjnë këtë.  Sepse trajnimi i një piloti është shumë më i komplikuar dhe shumë më i gjatë [se trajnimi i një operatori tankesh]”. Ai tha se tanket Leopard janë gati për t’u dërguar në Ukrainë, duke shtuar se ushtarët ukrainas po trajnohen për t’i operuar.

Megjithatë, ai shtoi se Polonia ka probleme me marrjen e pjesëve rezervë të tankeve nga Gjermania.

Nuk jemi vetëm ne – këto probleme janë mjaft të zakonshme. Probleme me tanket Leopard kanë edhe vende të tjera, sepse gjermanët kanë një problem serioz me sigurimin e pjesëve të këmbimit. Ne nuk e kuptojmë këtë situatë, por është kështu. Tani, tanket tona Leopard janë gati për në Ukrainë sot.

Në qendrën tonë të trajnimit, ka tankerë ukrainas që stërviten për tanket Leopard, ne po i përgatisim ato tani, po zhvillohet një cikël trajnimi.”, tha Duda. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews