Ballina Bota SHBA – 50-vjeçari lirohet 28 vjet pas dënimit të gabuar

SHBA – 50-vjeçari lirohet 28 vjet pas dënimit të gabuar

Një burrë amerikan, i cili kaloi gati 28 vjet pas hekurave për një vrasje që ai gjithmonë e ka mohuar ta ketë kryer, i është rrëzuar dënimi në Misuri.

Lamar Johnson, 50 vjeç, doli nga salla e gjyqit të St Louis si njëri i lirë pas një vendimi të gjykatësit David Mason të martën.

Gjykatësi tha se ai veproi pasi dy dëshmitarë kishin ofruar “prova të qarta dhe bindëse” se Johnson ishte i pafajshëm.

Ai ishte dënuar për vrasjen e Marcus Boyd në vitin 1994.

Johnson u prek kur u shpall vendimi, ndërsa mbështetësit e tij filluan të brohoritnin dhe duartrokisnin.

Vitin e kaluar, avokatja Kim Gardner kishte paraqitur një mocion duke kërkuar lirimin e Johnson pas kryerjes së një hetimi së bashku me organizatën ligjore jofitimprurëse të Projektit Innocence.

Pas seancës dëgjimore të së martës, ekipi ligjor i Johnson kritikoi zyrën e prokurorit të përgjithshëm të shtetit, i cili kishte shtyrë ta mbante atë në burg.

Zyra “nuk pushoi kurrë së pretenduari se Lamar ishte fajtor dhe ishte rehat që ai të lëngonte dhe të vdiste në burg”, thanë avokatët e Johnson në një deklaratë.

Një zëdhënës i prokurorit të përgjithshëm tha në një email se zyra nuk do të ndërmarrë asnjë veprim të mëtejshëm në këtë rast.

@tn.lajmelokale
@tetovanews