Ballina Bota Telefoni celular i hedhur nga dritarja gjatë tërmetit, “shpëtimtari” i 4 jetëve

Telefoni celular i hedhur nga dritarja gjatë tërmetit, “shpëtimtari” i 4 jetëve

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në qytetin e Malatya, një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 6 shkurtit. Mrekullia ka ndodhur në një apartament në lagjen “Niyazi Misri”, ku katër persona janë shpëtuar të gjallë falë celularit të tyre.

Gjatë momentit të tërmetit, njëri prej tyre ka hedhur nga dritarja celularin e tij personal, i cili ka përfunduar disa metra larg pallatit, që u shemb plotësisht nga tërmeti. Ishte një qytetar, pjesë e ekipeve të kërkim-shpëtimit, që pikasi celularin që i binte zilja diku të hedhur në tokë.

Nga ana tjetër e celularit ishin të afërmit e katër personave që kishin mbetur nën rrënoja, që kërkonte të fliste dhe të merrte vesh për fatin e tyre. Kjo bëri që, personi që gjeti celularin të lajmërojë pjesëtarët e tjerë të shpëtimit, të cilët nisën të gërmojnë.

Babai i shqetësuar për fatin e gruas, dy vajzave dhe djalit të tij i tha të huajit që gjeti celularin që të nisnin kërkimet sepse të gjithë ata kanë qenë aty brenda dhe janë mes rrënojave. Ata u nxorën fatmirësisht shëndoshë e mirë nga rrënojat dhe janë jashtë rrezikut për jetën, kjo falë celularit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews