Ballina Bota Tërmeti/Amerika me ekspertë, qen, logjistikë dhe ndihma drejt Turqisë (FOTO+VIDEO)

Tërmeti/Amerika me ekspertë, qen, logjistikë dhe ndihma drejt Turqisë (FOTO+VIDEO)

Task Forca 1 e Virginias po dërgon një ekuipazh prej 79 anëtarësh dhe gjashtë qensh në Turqi pas tërmeteve shkatërruese, shkroi ekipi në Twitter të hënën.

Ekipi do të bashkohet me 78 anëtarë të Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit, të cilët planifikojnë të nisen të hënën në mbrëmje, tha departamenti në një njoftim.


Të paktën 6,326 njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë janë vrarë nga tërmeti me magnitudë 7.8 të mëngjesit të së hënës. Numri i të vdekurve u rrit në 4,544 në Turqi të martën, ku u prekën 10 provinca, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Numri i të vrarëve në Siri është më shumë se 1782. Më shumë se 970 njerëz janë vrarë në zonat e kontrolluara nga opozita, sipas Helmetave të Bardha të Sirisë, e cila njihet edhe si Mbrojtja Civile e Sirisë. Në zonat e kontrolluara nga qeveria, numri i të vdekurve është 812, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.

Të paktën 30,474 persona janë plagosur në të dy vendet, sipas shifrave të raportuara nga të dy vendet. /abcnews.al

Më shumë se 5000 ndërtesa u shembën në Turqi pas tërmetit vdekjeprurës

Të paktën 5,775 ndërtesa u shembën pas një tërmeti me magnitudë 7.8 goditi 10 provinca në Turqi të hënën, sipas Orhan Tatar, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Tatar tha se ka gjithsej 60,217 personel që po ndihmojnë me operacionet e shpëtimit në 10 provinca në Turqi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews