Ballina Bota U gjet nën rrënoja e porsalindur, persona të αrmαtosur tentojnë të rrëmbejnë...

U gjet nën rrënoja e porsalindur, persona të αrmαtosur tentojnë të rrëmbejnë Aya-n

Persona të αrmαtosur kanë sulmuar një spital në veri të Sirisë, aty ku është shtruar foshnja që lindi nën rrënojat e shtëpisë së saj të shembur. Sky news raporton se sulmuesit ndoqën drejtorin e klinikës dhe dhunuan atë. Paraprakisht dyshohet se sulmuesit kishin si qëllim të rrëmbenin foshnjën Aya, por nuk ia dolën.

Një zyrtar tha se drejtori i spitalit kishte dyshuar se një infermiere që po fotografonte Aya-n po planifikonte ta rrëmbente. Pasi u pushua nga puna, ajo u kthye disa orë më vonë, e shoqëruar nga personat e armatosur që nisën sulmin. Vajza, e cila është quajtur Aya, që arabisht do të thotë “një shenjë nga Zoti”, ndodhet në spital që nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë javën e shkuar.

Nëna, babai dhe 4 vëllezërit e motrat e Aya-s vdiqën në katastrofën e tërmetit dhe ajo është monitoruar nga afër që nga lindja e saj, ndërsa njerëz nga e gjithë bota janë ofruar për ta ndihmuar e adoptuar. Punonjësit e shpëtimit në qytetin verior të Sirisë, Jinderis, e zbuluan Aya-n më shumë se 10 orë pas goditjes së tërmetit nën beton dhe ende të lidhur me kordonin e kërthizës me nënën e saj. /TCH

@tn.lajmelokale
@tetovanews