Ballina Bota U përpoqën të vidhnin donacionet për të mbijetuarit e tërmetit, 78 të...

U përpoqën të vidhnin donacionet për të mbijetuarit e tërmetit, 78 të arrestuar në Turqi

Policia turke ka arrestuar 78 persona për shkak të postimeve provokuese për tërmetin e javës së kaluar në rrjetet sociale. Sipas njoftimit përkatës të policisë turke, 20 prej të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti shkatërrues ka kaluar mbi 41,000 dhe miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare. Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Turqisë tha se ka identifikuar 613 persona për postime provokuese dhe kanë nisur procedimet ligjore kundër 293 prej tyre.

Nga ky grup, kryeprokurori urdhëroi arrestimin e 78 personave.

Drejtoria shtoi se 46 faqe interneti u mbyllën për përdorimin e “spam phishing” në përpjekje për të vjedhur donacione për viktimat e tërmetit dhe se ata mbyllën 15 llogari të mediave sociale që hiqeshin si institucione zyrtare.

@tn.lajmelokale
@tetovanews