Ballina Bota VIDEO/ Tërmeti i sotëm me magnitudë 5.6 ballë në Malatya: Momenti kur...

VIDEO/ Tërmeti i sotëm me magnitudë 5.6 ballë në Malatya: Momenti kur babë e bijë nxirren të gjallë nga rrënojat e qendrës tregtare

Një tërmet tronditi Turqinë juglindore të hënën, duke vrarë një person, duke plagosur 69 dhe duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave, thanë autoritetet turke.

Ky tërmet goditi tre javë pas një tërmeti masiv që vrau më shumë se 50 mijë njerëz në Turqi dhe Siri, shkruan Reuters.

Yunus Sezer, kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha në një konferencë shtypi se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit ishin vendosur në pesë ndërtesa.

Tërmeti, i cili goditi provincën juglindore të Malatya, u vlerësua nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare me magnitudë 5.2 ballë.

Raportet e mediave thanë se dy persona besohet të jenë të bllokuar në rrënojat e një ndërtese.

Momenti kur babë e bijë nxirren të gjallë nga rrënojat e qendrës tregtare

Tërmeti që ra ditën e sotme në Malatya me magnitudë 5.6 gjeti shumë banorë të papërgatitur, ndërsa disa prej tyre u zunë poshtë.

I tillë ishte rasti i babë e bijë, të cilët hynë në një godinë që shërbente si qendër tregtare për të marrë disa produkte, por u zunë poshtë nga rrënojat.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve të shpëtimit, ato u nxorën shëndoshë e mirë, ndërsa mediat turke kanë publikuar edhe pamjet e nxjerrjes së tyre nga rrënojat.

Kujtojmë se nga tërmeti i sotëm humbi jetën një person dhe u plagosën 69 të tjerë. Autoritetet nga ana e tyre kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin zonat me rrezik, pasi lëkundjet sipas tyre do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews