Ballina Bota VIDEO+FOTO/“Po flinte pranë meje”, 3 vjeçari sirian kërkon të motrën pasi u...

VIDEO+FOTO/“Po flinte pranë meje”, 3 vjeçari sirian kërkon të motrën pasi u nxor i gjallë nga rrënojat/Tariq Haidar i mbijetoi tërmetit, por humbi të gjithë familjen dhe këmbën e majtë

Një 3 vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat rreth 42 orë pas tërmetit që shkatërroi shtëpinë e tij në qytetin sirian të Jandaris. Familja e tij nuk mund të shpëtohej.

I mbetur jetim nga tërmeti që goditi Sirinë dhe Turqinë gjatë natës së hënë, vogëlushi u dërgua në spital ku mjekët u detyruan t’i presin këmbën e majtë.Tani po përpiqen t’i shpëtojnë këmbën e djathtë.

Sapo u zgjua vogëlushi ka kërkuar motrën e tij Miralin. Kur një infermiere e pyeti kush është Mirali, vogëlushi tha: “Motra ime, ajo flinte pranë meje por nuk po më përgjigjej”.

Nëna, babai, tre vëllezërit dhe motrat e tij u nxorën të vdekur nga rrënojat e tërmetit që tronditi rëndë vendin./abcnews.al

VIDEO:

Video nga shpëtimi i fëmijëve të tjerë në Siri:

@tn.lajmelokale
@tetovanews