Ballina Bota Vizita historike e Biden në Ukrainë/Nga nisja gjatë natës deri te mbërritja...

Vizita historike e Biden në Ukrainë/Nga nisja gjatë natës deri te mbërritja në Kiev, si u realizua në fshehtësi udhëtimi i Biden (VIDEO)

Udhëtimi i presidentit amerikan Joe Biden në Kiev të hënën u bë në fshehtësi të plotë. Avioni presidencial Air Force One është nisur nga baza ajrore Andreës rreth orës 4:15 të mëngjesit, të dielën.

Gazetarëve që po udhëtonin me presidentin nuk u lejua që të mbanin celularët me vete. Në agjendën publike nuk u bënë të ditura detajet rreth udhëtimit ndërsa zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë u shprehën javën e shkuar se vizita në Ukrainë nuk ishte opsion.

Të shtunën mbrëma, përpara se të nisjes, Biden darkoi me bashkëshorten e tij në Uashington dhe nuk u pa më në publik derisa mbërriti në Kiev të hënën.

Biden ka udhëtuar me një delegacion relativisht të vogël, duke përfshirë këshilluesin kombëtar Jake Sullivan, zëvendësdrejtuesen e stafit Jen O’Malley Dillon dhe ndihmësen e tij personale Annie Tomasini.

Presidenti ukrainas e ftoi fillimisht homologun e tij amerikan për të vizituar Kievin një vit më parë ndërsa forcat ruse po i afroheshin kufirit.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka konfirmuar se delegacioni presidencial ka njoftuar Rusinë për udhëtimin e Presidentit Biden në Kiev./abcnews.al

Vizita historike e Biden në Ukrainë, Zelensky: Faleminderit! Ju jemi mirënjohës

Në një deklaratë të përbashkët televizive, të shoqëruar nga Biden, Zelensky tha se bota demokratike duhet të fitojë këtë luftë historike.

“Është vizita më e rëndësishme në të gjithë historinë e marrëdhënieve SHBA-Ukrainë,” tha Zelensky, duke shtuar se nënvizon rezultatet që kemi arritur tashmë. “Sot negociatat tona ishin shumë të frytshme,” tha Zelensky.

Ai tha se rezultatet e kësaj vizite me siguri do të shihen dhe do të ketë një ndryshim në fushën e betejës.

Vendimi i SHBA-së për t’i dhënë tanke Abrams Ukrainës në fillim të janarit ka kontribuar tashmë në forcimin e mbrojtjes së Ukrainës, theksoi Zelensky, duke shtuar se ai dhe Biden folën gjithashtu për dërgimin e amrëve me rreze të gjatë.

“Unë e di se do të miratohet një paketë shumë e rëndësishme mbështetjeje për Ukrainën duke shërbyer një sinjal i qartë se agresioni i Rusisë nuk ka asnjë shans,” tha Zelensky.

“Ukraina ju është mirënjohëse, President”, th ai duke iu drejtuar Biden.

Gjatë vizitës së tij, Joe Biden tregoi arsyetimin e tij për të vizituar kryeqytetin ukrainas ndërsa lufta hyn në vitin e dytë.

“Mendova se ishte kritike që të mos kishte asnjë dyshim, asnjë lloj dyshimi, për mbështetjen e SHBA për Ukrainën në luftë,” tha presidenti amerikan.

Biden theksoi se kishte mbështetje të gjerë dypartiake në Uashington për kauzën ukrainase, edhe pse disa republikanë refuzojnë të ofrojnë ndihmë të mëtejshme.

“Për të gjitha mosmarrëveshjet që kemi në Kongresin tonë për disa çështje, ka një marrëveshje të rëndësishme për mbështetjen për Ukrainën,” tha ai.

“Nuk ka të bëjë vetëm me lirinë në Ukrainë. Ka të bëjë me lirinë e demokracisë në përgjithësi,” tha ai.

Sipas gazetarëve që udhëtonin me të brenda Ukrainës, Biden mbërriti në Kiev në orën 08:00 me orën lokale.

“Është mirë të jem sërish në Kiev,” tha Biden kur mbërriti. Ai u përshëndet nga ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë Bridget Brink.

Autokolona e Biden mbërriti në Pallatin Mariinsky vetëm pas orës 8:30 të mëngjesit. Ai u prit nga Zelensky dhe gruaja e tij, Olena Zelenska.

“Faleminderit që erdhët,” tha Zelensky, duke i shtrënguar dorën Biden. “Më e rëndësishmja, si janë fëmijët? E pyeti Biden, ndërsa shtoi: “Jam i lumtur që po të shoh ty”.

I pyetur për rëndësinë e të qenit në Kiev, Biden vuri në dukje se ishte vizita e tij e tetë në qytet.

“Çdo herë më e rëndësishme,” tha Biden.

Ai shtoi se qëllimi i vizitës së tij ishte t’i përcillte Zelenskit se SHBA është do të vazhdojë të mbështsë gjithmonë Ukrainën.

“Ne nuk do të largohemi,” tha Biden./abcnews.al

Biden: Amerikanët dhe bota janë me Ukrainën

Duke folur së bashku me Volodymyr Zelenskiy në Pallatin Mariinsky, Joe Biden kujtoi frikën gati një vit më parë se forcat pushtuese të Rusisë mund të merrnin në kontroll kryeqytetin ukrainas.

“Një vit më vonë, Kievi qëndron në këmbë. Ukraina po ia del. Demokracia po reziston. Amerikanët dhe bota janë me ju,” tha ai.

Presidenti amerikan paralajmëroi se “lufta brutale dhe e padrejtë” është larg fitores dhe se do të ketë “ditë, javë dhe vite shumë të vështira përpara”. Por “lufta pushtuese e Vladimir Putinit po dështon”, tha presidenti amerikan.

Ai tha se lideri rus priste që bota të mos ishte e bashkuar por ai thjesht ka gabuar. Një vit më vonë, provat janë pikërisht këtu në këtë dhomë. Ne jemi këtu së bashku.

Biden premtoi mbështetje afatgjatë për Ukrainën, duke thënë se “liria është e paçmuar.

“Ia vlen të luftosh për aq kohë sa duhet. Dhe kështu do të jemi me ju”, përfundoi presidenti amerikan.

@tn.lajmelokale
@tetovanews