Ballina Bota Von der Leyen: BE ‘mund të lëvizë malet’ për të furnizuar Ukrainën...

Von der Leyen: BE ‘mund të lëvizë malet’ për të furnizuar Ukrainën me armë

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha të shtunën se ishte e bindur se interesi i përbashkët i BE-së për të dërguar më shumë municion në Ukrainë do të tejkalojë interesat kombëtare individuale, kur bëhet fjalë për programet e përbashkëta evropiane të prokurimit të mbrojtjes.

Blloku po eksploron urgjentisht mënyrat që vendet anëtare të bashkohen për të blerë municione për të ndihmuar Ukrainën, pas paralajmërimeve nga Kievi se forcat e tij – të cilat po gjuajnë deri në 10,000 predha artilerie në ditë – kanë nevojë për më shumë furnizime, shkruan Reuters.

“Si gjithmonë, në këtë luftë mizore që Rusia nisi kundër Ukrainës, ne shohim se ne mund të lëvizim malet nën presion,”, u shpreh në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Këto nuk janë kohë normale, janë kohë të jashtëzakonshme. Prandaj duhet të shikojmë edhe masat apo procedurat e jashtëzakonshme,” shtoi ajo.

Në të kaluarën, fokusi në interesat kombëtare shpesh ka penguar bashkëpunimin më të ngushtë të mbrojtjes midis vendeve evropiane, duke penguar dhe ngadalësuar programet e përbashkëta të prokurimit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews