Ballina Bota Zelensky nuk mban lotët gjatë vizitës së Presidentit Biden në Kiev (VIDEO)

Zelensky nuk mban lotët gjatë vizitës së Presidentit Biden në Kiev (VIDEO)

Një vizitë surprizë shumë e rëndësishme për ukrainasit ishte vizita e presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet presidenti ukrainas duke fshirë lotët ndërsa Biden përshëndet anëtarët e administratës së tij në pallatin presidencial.

Me vizitën e tij, presidenti amerikan dëshironte t’i dërgonte një mesazh të qartë mbështetjeje Volodymyr Zelensky-t dhe popullit ukrainas.

Joe Biden u takua me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky pak pasi mbërriti në kryeqytetin ukrainas, disa ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Volodymyr Zelensky e cilësoi vizitën e Biden në Kiev si një “gjest jashtëzakonisht të rëndësishëm mbështetjeje”.

“Joseph Biden, mirë se erdhe në Kiev! Vizita juaj është një gjest jashtëzakonisht i rëndësishëm mbështetjeje për të gjithë ukrainasit”, shkroi presidenti i Ukrainës në Twitter.

@tn.lajmelokale
@tetovanews