Ballina Bota Zjarri në Kenia, resorti italian në Watamu në flakë, turistët në arrati,...

Zjarri në Kenia, resorti italian në Watamu në flakë, turistët në arrati, dy italianë shtrohen në spital (VIDEO)

Resorti italian në zjarr në Watamu, në një nga plazhet e Kenias më të frekuentuar nga turistët italianë.

Sipas një faqeje italiane në Kenia, flakët u përhapën për shkak të erës së fortë. Ambasada italiane në Nairobi mori masa të menjëhershme dhe po ndjek nga afër evoluimin e situatës.
Një zjarr i madh është përhapur në Kenia në plazhin e Watamu, një vendpushim bregdetar shumë i preferuar nga turistët italianë. Burime diplomatike konfirmojnë se resorti italian Barracuda është përfshirë nga flakët.

Dy turistë italianë janë shtruar në spital, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Faqja MalindiKenya.net, portali i italianëve në Kenia, raporton se “një zjarr shkatërrues shpërtheu në mëngjesin e sotëm në Watamu” dhe se “duket se ishte përhapur nga një bar restorant në qendër të qytetit drejt Resort Barracuda, i cili u shkatërrua pothuajse plotësisht, me shumë turistë të tjerë të arratisur”. Sipas portalit, “flakët vazhdojnë të përhapen për shkak të erës së fortë, duke sulmuar edhe shtëpi private dhe restorante të tjera” dhe “madje është dëmtuar edhe restoranti Mapango, brenda Lily Palm Resort”.

“Disa turistë nga Barracuda arritën të mbledhin gjërat e tyre dhe gjetën strehim në hotele të tjera të menaxhuara nga bashkatdhetarët”, shkruan sërish MalindiKenya.net, duke shtuar se “stafi i hotelit po përpiqet të shuajë flakët, ndërsa policia e alarmuar nga asistenti konsullor. Marco Cavalli, është thirrur për të frenuar veprimet e plaçkitjes.

Ambasada italiane në Nairobi mori masa të menjëhershme dhe, nëpërmjet konsullatës së nderit në Malindi dhe në koordinim me njësinë e krizës në ministrinë e jashtme, po ndjek nga afër evoluimin e situatës./tetova.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews