Mijëra qytetarë janë mbledhur mëngjesin e sotëm para Parlamentit grek në qendër të Athinës, për të shprehur indinjatën e tyre për aksidentin hekurudhor.
Mijëra qytetarë janë mbledhur mëngjesin e sotëm para Parlamentit grek në qendër të Athinës, për të shprehur indinjatën e tyre për aksidentin e trenave ku humbën jetën 57 persona, por edhe për të nderuar viktimat, tubim që përfundoi me incidente. .
Një grup personash të maskuar u ndanë nga pjesa tjetër e protestuesve dhe u përleshën me policinë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe shok-bomba.
Protesta massive nisi në mënyrë paqësore, e organizuar nga punonjësit e hekurudhave, me mbështetjen e sindikatave, shoqatave studentore, organizatave të shoqërisë civile.
https://youtu.be/QUyVXWtMOdE
Demonstruesit hodhën në erë balona të zeza për të nderuar ata që humbën jetën në aksident.
Përveç Athinës, protesta ka pasur edhe në Selanik.
Aksidenti hekurudhor i ndodhur mbrëmjen e së martës si një nga më të mëdhenjtë në Greqi në 50 vitet e fundit, shkaktoi reagime të dhunshme tek qytetarët të cilët organizojnë vazhdimisht protesta.
Në të njëjtën kohë, shefi i stacionit hekurudhor në Larisa, i cili u arrestua për aksidentin dhe përplasjen e dy trenave ku humbën jetën 57 persona, u soll dje para gjyqtarit hetues, ai kërkoi dhe mori një ditë tjetër për përgatitje dhe pritet të dëshmojë sot.
I arrestuari akuzohet ndër të tjera për vrasje nga pakujdesia dhe avokati i tij tha për mediat greke se 59-vjeçari ka bërë një gabim, merr përgjegjësinë, por vetëm për pjesën që i përket./tetova.com