Ballina Bota Aksidenti hekurudhor/Protesta masive para Parlamentit grek, incidente në sheshet e Athinës (VIDEO+FOTO)

Aksidenti hekurudhor/Protesta masive para Parlamentit grek, incidente në sheshet e Athinës (VIDEO+FOTO)

Mijëra qytetarë janë mbledhur mëngjesin e sotëm para Parlamentit grek në qendër të Athinës, për të shprehur indinjatën e tyre për aksidentin hekurudhor.

Mijëra qytetarë janë mbledhur mëngjesin e sotëm para Parlamentit grek në qendër të Athinës, për të shprehur indinjatën e tyre për aksidentin e trenave ku humbën jetën 57 persona, por edhe për të nderuar viktimat, tubim që përfundoi me incidente. .

Një grup personash të maskuar u ndanë nga pjesa tjetër e protestuesve dhe u përleshën me policinë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe shok-bomba.

Protesta massive nisi në mënyrë paqësore, e organizuar nga punonjësit e hekurudhave, me mbështetjen e sindikatave, shoqatave studentore, organizatave të shoqërisë civile.

Demonstruesit hodhën në erë balona të zeza për të nderuar ata që humbën jetën në aksident.

Përveç Athinës, protesta ka pasur edhe në Selanik.

Aksidenti hekurudhor i ndodhur mbrëmjen e së martës si një nga më të mëdhenjtë në Greqi në 50 vitet e fundit, shkaktoi reagime të dhunshme tek qytetarët të cilët organizojnë vazhdimisht protesta.

Në të njëjtën kohë, shefi i stacionit hekurudhor në Larisa, i cili u arrestua për aksidentin dhe përplasjen e dy trenave ku humbën jetën 57 persona, u soll dje para gjyqtarit hetues, ai kërkoi dhe mori një ditë tjetër për përgatitje dhe pritet të dëshmojë sot.

I arrestuari akuzohet ndër të tjera për vrasje nga pakujdesia dhe avokati i tij tha për mediat greke se 59-vjeçari ka bërë një gabim, merr përgjegjësinë, por vetëm për pjesën që i përket./tetova.com

 

Artikulli paraprakTetovë, do të largohen garazhet dhe kioskat ilegale (VIDEO)
Artikulli tjetërAksident fatal në Itali, humbin jetën 19-vjeçarja shqiptare dhe mikesha e saj