Ballina Bota E shpëtoi nga rrënojat e tërmetit, papagalli nuk i hiqet më nga...

E shpëtoi nga rrënojat e tërmetit, papagalli nuk i hiqet më nga supi! (VIDEO+FOTO)

Papagalli që mori nga rrënojat e tërmetit në Adiyaman nuk i hiqet nga supi shpëtimtarit.

Papagalli, i cili u shpëtua nga rrënojat nga Hazari Figen, i cili mori pjesë në kërkim-shpëtimet në Adıyaman, u adoptua. Figen i dha emrin ‘Mrekulli’ papagallit që nuk i hiqet nga supi.

Hazari Figen, i cili mori pjesë vullnetarisht në përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Adıyaman, shpëtoi një papagall nga rrënojat në qendër të qytetit, katër ditë pas tërmetit.

Figen filloi të kujdesej për papagallin, pronarin e të cilit nuk mundi ta gjente.

Figen i dha emrin Mrekulli papagallit që nuk i largohet nga supi.

“Përkrah meje prej ditësh, jemi mësuar me njëri-tjetrin”

Duke thënë se papagalli nuk zbret nga supi i tij, Hazari Figen rrëfen: “Ndërsa po ndihmoja përpjekjet e kërkim-shpëtimit në ditën e 4-të tërmetit, një zog që e nxorëm nga rrënojat më ra në shpatull. Ishte shumë i frikësuar dhe e adoptova pasi nuk më hiqej nga supi. Për ditë të tëra u mësuam me njëri-tjetrin. “/tetova.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews