Ballina Bota Majmunët pushtuan shtëpinë e një pensionisteje nga India, duke ikur prej tyre...

Majmunët pushtuan shtëpinë e një pensionisteje nga India, duke ikur prej tyre ajo u rrëzua dhe humbi jetën

Një grua 70-vjeçare vdiq në Indi pasi u sulmua nga një tufë majmunësh në shtëpinë e saj, raporton tabloidi britanik “ Daily Mirror ”.

Chataraboina Narsavva, e cila ishte një pensioniste, jetonte me vajzën e saj në fshatin Ramareddy, por ishte vetëm në shtëpi në kohën e sulmit.

Siç raporton “Mirror”, gruaja është kapur nga majmunët në shtëpi, ka tentuar të ikë por ka rrëshqitur dhe ka rënë. Ajo u rrëzua dhe përplasi kokën. Kështu e gjeti vajza e saj kur u kthye në shtëpi. Ajo e çoi nënën e saj në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Autoritetet lokale pretendojnë se majmunët nuk e sulmuan, por ajo vdiq pasi u rrëzua. Policia shtoi se majmunët nuk e sulmuan fare.

“Nga banorët mësuam se ajo ka tentuar të ikë kur e kanë sulmuar majmunët. Duke bërë këtë, ajo rrëshqiti dhe ra. Ajo ka pësuar një lëndim në kokë dhe ka ndërruar jetë”, njofton policia, duke shtuar se hetimet vazhdojnë.

Banorët paralajmërojnë se sulmet e majmunëve ndaj njerëzve po bëhen më të shpeshta.

“Qeveria duhet të bëjë diçka për këtë. “Janë më shumë se 100 majmunë që sulmojnë shtëpitë dhe të korrat tona çdo ditë”, thonë banorët, sipas Mirror, transmeton tetova.com.

@tn.lajmelokale
@tetovanews