Ballina Bota LIVE/Një krizë pengjesh është duke u zhvilluar në një farmaci në qytetin...

LIVE/Një krizë pengjesh është duke u zhvilluar në një farmaci në qytetin Karlsruhe të Gjermanisë (VIDEO)

Marrja e pengjeve në farmaci: Operacion në shkallë të gjerë dhe shqetësim në Karlsruhe

Mediat gjermane raportojnë se një krizë pengjesh është duke u zhvilluar në një farmaci në qytetin Karlsruhe në Gjermaninë jugperëndimore.

Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje për një pengmarrje në një farmaci në rrugën Etlinger. “Situata aktuale është e paqartë, më shumë informacion së shpejti”, shkroi policia lokale në Twitter. Nuk dihet ende se sa persona janë aktualisht në farmaci, pra sa pengje janë.

Gjithçka filloi në orën 16:30. Deutsche Welle raporton se policia ka rrethuar zonën përreth farmacisë që ndodhet në qendër të Karlsruhes dhe mësohet se policia ka vendosur kontakte me personin e dyshuar për marrjen e pengjeve.

Karlsruhe, jo shumë larg kufirit francez, është një qytet me rreth 300,000 banorë dhe shtëpia e Gjykatës Federale të Drejtësisë, gjykata më e lartë e Gjermanisë. Policia u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë larg zonës dhe ata që nuk mund të arrijnë në shtëpitë e tyre mund të strehohen në një shkollë aty pranë.

Incidenti vjen pas një sulmi vdekjeprurës mbrëmjen e djeshme në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg./tetova.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews